Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të kësaj partie, Skender Reçica, kanë takuar sot Stephen Banks, ushtrues detyre i zv. Shefit të misionit të SHBA-së në Kosovë.
Krasniqi dhe Banks, gjatë këtij takimi të zhvilluar në zyrat e partisë, diskutuan për situatën pas certifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit.
“Gjatë këtij takimi, kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, paraqiti pikëpamjet e tij rreth formimit të shpejtë të institucioneve në mënyrë që të vazhdojnë me procesin e reformave sa i përket agjendës euroatlantike të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të kësaj partie.
Po ashtu, thuhet më tej në komunikatë, gjatë këtij takimi u tha se krijimi sa më parë i institucioneve të vendit është më se i nevojshëm për Kosovën.
Në fundit të takimit, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe komunikimit.
-
Krasniqi takoi Apostolovën
-
Krasniqi: Kemi pritur rezultat më të mirë nga zgjedhjet, administrimi i votës nuk është bërë si duhet
-
Krasniqi: Kemi pritur rezultat më të mirë nga zgjedhjet, administrimi i votës nuk është bërë si duhet
-
Nisma për Kosovën bëhet Nisma Socialdemokrate
-
Nisma pret fitore në Klinë