Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHBA dhe OSBE kërkojnë ndërprerjen e frikësimeve politike

Ambasada e SHBA-ve dhe OSBE-ja, përmes një kumtese, ftojnë të gjitha partitë dhe subjektet politike të Kosovës t’i ndërpresin të gjitha format e frikësimeve politike, transmeton Koha.net .

Garuesit politikë kosovarë kanë të drejtë elementare demokratike për të zhvilluar fushatë bazuar në idealet e tyre për të ardhmen e kësaj shoqërie dhe duhen të jenë në gjendje ta ushtrojnë këtë të drejtë pa qenë të kërcënuar apo të frikësuar, thotë kumtesa.

Ftojmë të gjithë liderët politikë që t’i refuzojnë dhe ti dënojnë të gjithat format e frikësimeve, kurse nga Task Forca Zgjedhore presim që në përpikëri t’i hetoj të gjitha raportet e çfarëdo përpjekjeje të marrë për ta manipuluar këtë proces demokratik, përfundon kumtesa.