Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHBA dhe BE do të mbështesin projektet energjitike për vendet e Ballkanit

Tiranë, 8 shtator - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin, deklaruan se gazsjellësi TAP dhe degëzimi në Ballkan për projektin e ri, gazsjellësin Adriatiko-Jonian (IAP), që pritet të ndërtohet është i rëndësishëm, jo vetëm për bashkëpunimin rajonal por edhe sigurinë energjitike.

Duke marrë fjalën në takimin që u zhvillua sot në Tiranë për projektin e gazsjellësit Adriatiko-Jonian (IAP), ambasadori Lu tha se, “gazi ka të bëjë me pushtetin. Në luftojmë për korridorin, pasi do të ndihmonte në bashkëpunim mes vendeve në Ballkan, por do të çlirojë Europën nga varësia e gazit rus”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shqipëria vijoi ai, luan një rol kryesor për gazsjellësin dhe ne jemi shumë pranë përmbushjes së kësaj ëndrre.

“SHBA e ka mbështetur gjithmonë këtë korridor, së bashku me interkonjeksionin Greqi-Bullgari, do të rrisë shumëllojshmërinë e furnizimit me energji për vendet e Ballkanit. Në Shqipëri qeveritë kanë treguar mbështetje për TAP, nuk ka simbol më të fuqishëm për integrimin në BE”, tha Lu. Ndërsa nënvizoi se, për konsumatorët shqiptar, e ardhmja sjell mundësi për investime të reja. Shqipëria shpenzoi mbi 80 mln dollarë për energjinë këtë verë, ndërsa tani do të paguajnë më pak.

Diplomati amerikan tha se, Ballkani njihet për luftërat mes fqinjëve, gazsjellësi IAP është i rëndësishëm, pasi mbështetet në bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë. “Për këtë arsye keni mbështetjen e SHBA-së”, deklaroi ambasadori Lu.

Ndërsa ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin vuri në dukje rëndësinë e veçantë të këtij projekti dhe mbështetjen nga Bashkimi Europian.

“‘Jemi të kënaqur për ecurinë për projektet e gazit në Shqipëri dhe në rajon. Gazifikimi i Kroacisë, Bosnjës dhe Malit të Zi, ka interesa dhe përfitime të qarta edhe për Shqipërinë dhe Ballkanin”, tha Vlahutin.

Gazifikimi i Ballkanit i bën vendet jo vetëm më të ndërlidhura, por edhe më afër BE-së, vijoi ajo.

Ne mirëpresim bashkëpunimin mes vendeve të BE-së, pasi shton shanset e interesave më të mëdha të investuesve. Investimet për Ballkanin do të sjellin edhe grante deri në 6 mln euro. BE do të mbështesë investimet për të gjitha vendet, u shpreh Vlahutin.