Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shasha i quan viktimizime politike “paralajmërimet” e Vuçiqit

Demush Shasha nga Instituti Epik deklaroi se konferenca e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me krerët e serbëve të Kosovës, do të jetë akt i viktimizimit politik.

Shasha shkroi të dielën në Facebook se mesazhet që do të vinë nga presidenti serb, duhet parë nga prizmi i nevojave personale politike.

“Dhe pjesë thelbësore e këtij cirku politik është viktimizimi personal i Vuçiqit dhe zmadhimi i armiqve kundër të cilëve Serbia lufton. Së fundi edhe këtë javë kur përfundoi takimet në Bruksel, presidenti Vuçiq cilësoi se kjo ishte ‘ditë e rëndë’ për Serbinë. Se si mund cilësohet diskutimi për gjëra të thjeshta sikur tabelat e veturave, gjë e rëndë, mbetet mister”, shkroi Shasha, duke përmendur paralajmërimet e Vuçiqit ndër vite “për ditët e rënda”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me krerët e serbëve të veriut, ndërsa në orën 13:30 është paralajmëruar një konferencë për media.

 

Sot në ora 13:30 Presidenti Vuçiq do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me dialogun. Konferenca me siguri do të jetë...

Posted by Demush Shasha on Sunday, August 21, 2022