00:00 - Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, thotë se opozita aktuale s’është e koordinuar mjaftueshëm që ta rrëzojë qeverinë Haradinaj, edhe pse koalicioni qeverisës ka numër minimal të deputetëve.
“S’kemi opozitë të organizuar që të na rrëzojë. Numrat i kanë të mëdhenj. Do Zoti që të organizohen mirë e ta mbikëqyrin këtë qeveri. Edhe ne kemi numra mjaft, por nuk po mund ta kalojmë demarkacionin. Nuk po mund të koordinohen. Kemi qenë më pak në legjislaturën e shkuar, por kemi arritur të koordinohemi. LDK, VV dhe një grup tjetër parlamentar nuk mund të bëhen bashkë. LDK s’e harron çfarë i ka bërë VV-ja në të kaluarën liderit të saj”, ka thënë Shala në Interaktiv të KTV-së.
Ai ka thënë se kjo qeveri ka më shumë shanse që të bijë nga mospuna dhe që njëri partner të kërkojë rrëzimin sesa që mund të rrëzohet nga partitë opozitare.
“PDK-ja deri tash i rrëzoi tri qeveri, por tash besoj se mbetet pa partner nëse na bën siç ka bërë me të tjerat. Më parë e rrëzojmë veten se kjo opozitë”, është shprehur ai.
Shala thotë se është mësuar që Thaçi t’i ndërrojë fjalët
Edhe
Shala: Zgjidhja e krizës politike kërkon marrëveshje mes partive
23:55 - Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, thotë se është mësuar që presidenti Hashim Thaçi t’i ndërrojë fjalët.
Në Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se nuk është habitur fare që Thaçi fillimisht ishte për shfuqizimin e Speciales e më vonë tha se nuk duhet të bëhet një gjë e tillë.
“Jemi mësuar me deklarata të tilla. Nuk jam befasuar”, ka thënë Shala.
Shala ka përsëritur po ashtu qëndrimin se do të jetë gjithmonë pro ndryshimit të ligjit të Speciales, sepse dëshiron që të hetohen të gjitha krimet dhe jo që të ketë vetëm hetime të njëanshme.
“Ideja s’është harruar, por nuk do të bëhet. Unë kam qenë për ndryshim të ligjit edhe do të jem gjithmonë që të hetohen të gjitha krimet. Nuk mundemi ta shfuqizojmë sepse janë bërë të gjitha përgatitjet, dhe dje e kemi bë sot ta heqim nuk bën”, ka thënë më tej ai.
Shala: Deklarata e nënshkruar nga dy presidentët, produkt i Limajt
Edhe Garë për vendin e funditHaxhi Shala, deputet i Nismës, thotë se kryetari i kësaj partie dhe zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, është më meritori për arritjen e deklaratës mes presidentit të Kosovës dhe Malit të Zi për rinegocim të demarkacionit, nëse gjenden gabime në marrëveshjen e arritur më 2015.
Në Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se Limaj është treguar lideri më i shkathët duke ndikuar në arritjen e kësaj marrëveshjeje, përmes negociatave me Malin e Zi, por për të bërë më të fuqishme marrëveshjen, atë e kanë nënshkruar presidentët.
“Edhe pse jemi partia më e vogël, me 6 deputetë, Limaj ka pas vullnet që të marrë obligime të partive të mëdha. Në këtë rast ai u tregua më i shkathët dhe ka ditur ta negociojë atë marrëveshje me Malin e Zi. Deklarata e nënshkruar e dy presidentëve është produkt i Limajt. Për të qenë më e fuqishme, e kanë nënshkruar presidentët”, ka thënë Shala.
Sipas tij, po të mos arrihej kjo marrëveshje mes Limajt dhe Malit të Zi, ai vetë nuk do të votonte për marrëveshjen e vitit 2015.
Shala ka thënë se sot ka pritur që të përfundojë kjo çështje, sidomos pas vizitës së zyrtarëve të lartë evropianë, por edhe se janë lodhur qytetarët. Ai ka thënë se sot është shtyrë votimi për shkak të mungesës së deputetëve që ishin në Mal të Zi, por edhe se koalicioni qeverisës nuk i kishte votat e mjaftueshme.
Edhe
Mushkolaj për Shalën: Ndërrimi i mendjes s’mund të konsiderohet shkelje
Ai ka folur edhe për akuzat e AAK-së se LDK-ja ka ndryshuar tekstin e marrëveshjes në Komisionin për Punë të jashtme. Ka thënë se nëse është ndërruar, s’është bërë mirë sepse “ka qenë marrëveshje politike”.
Shala ka thënë se nuk është mirë që të hiqet raporti i Bulliqit dhe ka ftuar që pikërisht ai raport të jetë bazë për komisionet e ardhshme.