Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala gjatë ditës së sotme ka vizituar kompaninë e prodhimit të qeseve “Kivo” në Kaçanik, ku prej aty shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur prodhuesit vendorë.
Shala ka inkurajuar prodhuesit vendorë që të vazhdojnë punën e tyre pasi si Qeveri do të ofrojnë lehtësira për tejkalim të barrierave të tyre.
“Jemi në një fabrikë e cila ka të punësuar mbi 100 punëtorë dhe një fabrikë e cila mbi 90% e prodhimit të saj është eksport. Do të thotë që përpos që kemi numër të madh të kompanive kosovare prodhuese, produktet e tyre kanë arritur t’i kenë të standardit të tillë që të jenë të pranueshme edhe në tregun evropian”, deklaroi Shala, transmeton Kp.
I pari i Ministrisë së Tregtisë ka uruar që sa më shpejt të vijë në përurimin e fabrikës tjetër që merret me riciklim të plastikës dhe e cila do jetë më e madhja në rajon.
Driton Ramajli, drejtor operacioni i kompanisë "Kivo", tha se nga ministri Shala morën mbështetje për zgjidhjen e probleme me të cilat mund të ballafaqohen prodhuesit.
Edhe
Ministri Shala zotohet për mbështetje të prodhuesve
“Ne patëm rast të diskutojmë dhe në të njëjtën kohë të vizitojmë prodhimin këtu. Morëm mbështetje nga ministri dhe ministria që ai e drejton që në të ardhmen problemet që mund t'i kemi do thotë të na mbështesë në zgjidhjen e tyre", tha Ramajli.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme i pari i Tregtisë dhe Industrisë në vend, Endrit Shala ka vizituar edhe kompaninë e prodhimit të ngjyrave dhe fasadave "Relux".
-
Prodhuesit e qumështit të shqetësuar nga vështirësitë në kohë pandemie
-
Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut viziton Kosovën pas masave të reciprocitetit
-
Kosova kërcënon me reciprocitet Maqedoninë, pas vendimit për taksë ndaj peshkut
-
Shala paralajmëron masa reciprociteti ndaj Maqedonisë Veriore