Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, i ka quajtur të ngutshme deklaratat nga kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, se taksa ndaj mallrave serbe duhet të zëvendësohet me reciprocitet politik, ekonomik e tregtar.
Sipas tij, duhet analizë më e mirë se si duhet të jetë reciprociteti i plotë.
“Vet pranimi se po do ta heqim taksën aq shpejt, pa qitë kushte më është dukur si i ngutshëm nga ana e kryeministrit dhe kryetares së parlamentit... ne ende nuk kemi diskutuar në parti tonë besoj se shumë shpejt do të dalim me një qëndrim. Ato do t’i shfaqim në Kuvendin e Kosovës, se a është bërë mirë largimi i taksës, apo jo”, u shpreh Shala për KosovaPress.
Dy krerët e Qeverisë dhe të Kuvendit, në dy ditët e para të punës së re, paralajmëruan zëvendësimin e kësaj takse me reciprocitet. Këto deklarata janë kundërshtuar nga të gjitha partitë opozitare.
-
Reciprociteti vendoset brenda disa ditëve
-
Brenda ditësh koalicioni qeverisës vendos për taksën dhe reciprocitetin
-
Njohësit e ekonomisë, reciprocitetin e shohin si hap pozitiv - AAK-ja fuqishëm kundër
-
Kurti: Taksa hiqet porsa të vendoset reciprociteti, do të fillojmë ta përgatisim Doganën
-
Kurti: Nuk mund të lejojmë që të dështojmë sërish në dialog