Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se partia e tij nuk ka lëvizur nga qëndrimet që i ka dhënë deri tash për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Në 11 tentime nga 15 prilli Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituojë legjislaturën e nëntë. Ngërçi ka ngelur tek emri i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentare. Albulena Haxhiu në asnjë rast nuk ka arritur të marrë më shumë se 57 vota.
Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se emri i Haxhiut nuk do ta marrë mbështetjen e saj, teksa ka thënë se VV-ja duhet të propozojë ndonjë emër tjetër. E këto qëndrime, sipas Shalës, vazhdojnë të mbesin të pandryshuara.
“Sa i përket çështjeve politike, zoti (Memli) Krasniqi (kryetar i PDK-së), çdo të dytën ditë ka dhënë qëndrim dhe nuk ka asnjë lëvizje nga qëndrimet që ka dhënë”, ka thënë Shala në një konferencë për media, për shtrenjtimin e rrymës.
Shala ka refuzuar ta komentojë letrën e kryetarit të VV-së, Albin Kurti, drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me thirrjen për koalicion qeverisës.
-
Kush do të jetë deputeti i radhës që do të propozohet për kryeparlamentar?
-
Krasniqi: As për të 10-n herë e as për të 100-n, Albulena Haxhiu nuk kalon
-
Qalaj: S’ka votë për një njeri që nuk është dinjitoz për pozitën e kryeparlamentarit
-
Kuvendi në cikël dështimesh, Haxhiu sot vetëm 54 vota
-
Fejza e VV-së: S’kemi ndryshuar qëndrimet