Institucionet publike të Kosovës nuk ofrojnë kushte të mira dhe të dinjitetshme për personat e moshuar, të cilët mbesin pa përkujdesje familjare e të cilët shteti i merr në përkujdesje, ka thënë një intervistë për “E diela me Kohën Ditore” kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala. Kjo për shkak të kapaciteteve të ulëta që ka krijuar shteti për përkujdesje ndaj të moshuarve në nevojë.
Shala e konsideron të dhimbshme dhe të pamoralshme për një familje që ta lërë pa përkujdesje një person të moshuar, por shteti dhe shoqëria, sipas tij, nuk duhet ta përsërisin gabimin e familjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi thotë se planifikimi për përkujdesje ndaj kësaj kategorie nuk është bërë si duhet dhe se është vendosur në themele të mbrapshta. Sipas tij, personat e moshuar nën përkujdesje të shtetit nuk kanë problem me trajtimin nga stafi nëpër strehimore, por me kushtet fizike e sidomos kushtet mjedisore ku jetojnë.
“Aty ku shteti dështon dhe nuk ka mundësi të bëjë diçka, duhet t’u krijojë hapësirë të tjerëve, siç janë kompanitë private për të investuar në këtë fushë”, ka thënë Shala duke tërhequr vërejtjen se kushdo që do të merrte për detyrë privatisht përkujdesjen ndaj kësaj kategorie do të duhej të mbikëqyrej nga institucionet e shtetit... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.