Kryeministri i Shqipërisë E di Rama, është kujdesur që të lë vend edhe për politikanë nga Kosova në postet e zëvendësministrave.
Sot, pasi foli në Asamblenë e Partisë Socialiste për objektivat e qeverisë që drejton në 100 ditët e para, Rama ka prezantuar zëvendësministrat.
Në mesin e tyre është edhe Besa Shahini, e cila ka marrë postin e zëvendministres së Arsimit. Në kabinetin e Ramës do të jetë edhe Hajrulla Çeku, zv.ministër i Turizmit, Valbona Shajaku, zv.ministre e Kulturës, dhe Ilirjana Bajraktari, zv.ministre e Shëndetësisë.
Pas kësaj, Shahini ka shkruar në profilin e saj se ndihet e nderuar që puna e saj e deritanishme në fushën e arsimit vlerësohet si aset në qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
“Shpresoj që kontributi im të çojë tek përmirësimi i mëtutjeshëm i shkollave dhe arsimit në Shqipëri. Marrë parasysh që standardet e arsimit shqip vendosen në Tiranë, arritjet atje domosdoshmërisht do të ndikojnë në përmirësimin e arsimit në Kosovë dhe vendet e tjera shqipfolëse në rajon”, ka thënë Shahini, përcjell Koha.net. “Punën time në Shqipëri e shoh si thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe tejkalim të kufijve në interes të përfitimit të përbashkët të shqiptarëve”, ka shtuar më tej ajo.
Edhe
Rama “kosovarizon” Qeverinë e Shqipërisë
Këta janë të gjithë zëvendësministrat e emëruar sot nga Edi Rama:
Në ministrinë e Financave dhe Ekonomisë do të kemi 4 zv/ministra: Erjon Luçi, Albana Shkurta, Dajna Sorensen dhe Elton Haxhi.
Zv/ministra në Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës, do të jenë: Enis Aliko, Altin Bonati , Dorina Qinari, Artan Shkreli.
Në ministrinë e Punëve të Brendshme do të ketë 4 zv/ministra: Rovena Voda, Julian Hodaj, Romina Kuko, Besfort Lamallari.
Në ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme do të ketë 3 zv/ministra: Klea Maliqi, Artemisa Dralo, Etien Xhafaj.
Edhe
Rama publikon foton me të gjithë anëtarët e kabinetit
Në ministrinë e Mbrojtes zv/ministër do të jetë Petro Koçi.
Zv/ministra të Drejtësisë do të jenë 2: Toni Gogu, Teuta Godo.
Në ministrinë e Shëndetësisë zv/ministra do të jenë: Bardhylka Kospiri, Mira Rakacolli, Ilirjana Bajraktari, Ardiana Jaku.
Në Ministrinë e Arsimit zv/ministra do të jenë: Besa Shahini, Ervin Demo, Kostandin Shkurti, Shpati Kolgega.
Zv/Ministra të Turizmit dhe Mjedisit do të jenë: Ornela Çuçi, Hajrulla Çeku.
Edhe
Çeku: Jam i privilegjuar që do t'i shërbej Shqipërisë
Në ministrinë e Bujqësisë do të jenë zv/ministra: Dhimo Kote, Ermira Rusi, Ilir Halilaj, Roland Kristo.
Në Ministrin e Kulturës zv/ministre do të jetë Valbona Shajaku.