Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer ka thumbuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi kur kishte njoftuar se do të fliste para një audience të specialistëve të rajonit në “Council of Foreign Relation” në Washington, raporton Koha.net.
“Do të flas në CFR për angazhimet për të arritur marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë që do t’ia sigurojë Kosovës ulësen në OKB dhe do të konfirmojë me kohë anëtarësinë në NATO dhe familjen e aleatëve të BE-së”, ka shkruar Thaçi në gjuhën angleze në Twitter.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtij njoftimi i është përgjigjur Serwer duke i thënë që herën tjetër ta thërrasë mikun që ia quan të keqe idenë e shkëmbimit të territoreve.
“Herën tjetër fto edhe miqtë që mendojnë se propozimi yt për territore është ide e keqe” , ka thumbuar Serweri presidentin Thaçi.
Next time invite friends who think your territorial propositions are a bad idea. @vloracitaku
— peacefare.net (@DanielSerwer) February 5, 2019