Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sërish përplasje Quni – Haliti për miliona markat e keqpërdorura në luftë

Përplasja për milionat e keqpërdorur në luftë ka hapur seancën plenare këtë të enjte. Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka vazhduar fjalimin, për të cilin tha se i ishte mohuar në seancën e kaluar nga nënkryetari, Xhavit Haliti, raporton KTV.

Tha se dëshmitë e tij do t’ia përcjellë Halitit përmes administratës së Kuvendit. Por, fakti se Quni dokumentet që konsiderohen të klasifikuara i dorëzon në administratë, sipas Halitit, tregon se sa e mban fjalën ai.

Nënkryetari i Kuvendit ka treguar detaje se si ishte takuar atëkohë me Ahmet Krasniqin dhe çfarë kishte premtuar ai, derisa tha se Qunin nuk e kishte njohur deri kur u bë deputet.

Haliti përmendi edhe një tjetër detaj, ku e citonte kryeministrin në Ekzil, Bujar Bukoshi. Në kohën kur u mendua se debati ishte përmbyllur, ai u nxeh sërish. Kjo erdhi për shkak të lajmeve të publikuara në media, që e kishin nervozuar Xhavit Halitin.

Nuk ka kursyer fjalorin, duke e quajtur gënjeshtar deputetin e LDK-së. Në kulmin e nervozes, Haliti u përplas edhe me deputeten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. Kurrsesi të dilnin nga ky debat LDK-ja me Xhavit Halitin.

Edhe Haliti përplaset edhe me Haxhiun e VV-së Arbëri Haliti përplaset edhe me Haxhiun e VV-së

Ishte shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, ai i cili kërkoi sqarime për deklaratat e Halitit, sidomos atë kur përmendi një kryeministër të LDK-së.

Nervozen e tij Haliti e shfaqi gjatë gjithë seancës, madje edhe aty kur AAK-ja kërkoi tërheqjen e projektligjit për amnistinë, përmes të cilit do të amnistohen deputetët që kanë hedhur gaz lotsjellës.