Kuvendi i Kosovës ka dështuar pothuajse komplet këtë të premte. Në seancën plenare, ku do të duhej të kalonin shumë pika të mbetura nga seanca e së enjtes, arritën të kalonin vetëm tri, ndërsa seanca e re që kishte të paraparë interpelancë e debate nuk nisi fare, në mungesë kuorumi, transmeton KTV.
Ato ligje që arritën të merrnin votat e deputetëve ishin për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive, si dhe ai për plotësimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër një seancë tjetër, ka mbetur Projektligji për mbrojtjen nga zhurma. Deputetët u pajtuan që të vazhdonin konsultimet me të gjitha palët, veçanërisht bashkësitë fetare.
Për një anëtar të Këshillit gjyqësor të Kosovës nga minoriteti serb dolën në votim Radojko Trifunoviq e Ivica Ivanoviq, për të cilët kryetarja e Komisionit për Legjislacion tha se nuk e meritojnë të jenë fare pjesë e KGJK-së. Megjithatë, procesi i votimit u bë, por asnjëri nga kandidatët nuk mori votat e mjaftueshme.