Qeveria e Serbisë në mbledhjen e sotme, ka marrë dy vendime që mund të cenojnë shtetësinë e Kosovës.
Sipas medave serbe, Qeveria e këtij vendi ka marrë vendim për "formimin e një komiteti kombëtar që do të merrej me mbrojtjen e pronave kulturore në raste konflikti". Me këtë i është referuar mundësisë së luftës në Kosovë dhe pronave kishtare, që ajo i quan “trashëgimi kulturore serbe”.
Po ashtu, Qeveria serbe ka marrë vendim të themelojë dy qendra shëndetësore, në Zubin Potok dhe Zveçan. Sipas Qeverisë serbe, kjo i lejohet me Rezolutën 1244.
Qeveria e Kosovës, dje mori vendim për masë reciprociteti sa i përket targave të veturave. Kosova vendosi të mos lejojë veturat me targa të Serbisë, njësojë siç nuk lejon ky shtet veturat me targa të Kosovës. Për qarkullim në të dy anët e kufirit, duhen targat e përkohshme. Kjo ka nxitur reagimin e Beogradit dhe serbëve në Kosovë, që kanë bllokuar dy rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
-
Kryeministri Kurti e quan manovër të Serbisë çështjen e targave
-
Hiqen letrat ngjitëse nga targat e Serbisë
-
Qeveria paralajmëron se së shpejti do të vendosë për targat e Serbisë
-
REL: Kosova ndalon hyrjen e automjeteve me targa të Serbisë
-
Bllokadat në rrugë e sulmet nga serbët, zhvillimet që shënuan 2022-ën dramatike në veri