Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia “shpik” konferencë paqësore për Kosovën, s‘e do Brukselin

Beogradi zyrtar përpiqet të vazhdojë lojërat politike në mënyrë që të mjegullojë sa më shumë pavarësinë e Kosovës, por që edhe vetë ta shtyjë njohjen e saj, transmeton Koha.net.

Nga atje tash trumbetohet ideja e shpikur prej saj për mbajtjen e një të ashtuquajture konference paqësore për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Sikur kjo zgjidhje të mos kishte ndodhur që me përfundimin e luftës më 1999 dhe pastaj vulosur me shpalljen e pavarësisë dhe njohjen e saj nga më shumë se 100 shtete të botës, nga të cilat fuqi botërore, si SHBA, Britania, Gjermania, Franca, Italia, Japonia...

Në fakt, propozimin për mbajtjen e një konference paqësore, mediet në Serbi ia atribuojnë zëvendëskancalerit të Austrisë Heinz Christain Strahe.

Këtë  propozim Strahe gjoja e ka bërë gjatë një takimi me përfaqësuesit e bashkësisë serbe në Austri.

Kjo ide, sipas analistëve serbë, tregon se dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës në Bruksel Vjena nuk e sheh si mundësi që do të rezultonte me arritjen e marrëveshjes detyruese juridike ndërmjet dy vendeve.

Edhe Kryetari serb s’e di ç’do BE-ja, por “pavarësinë e Kosovës nuk do ta njohë” Arbëri Kryetari serb s’e di ç’do BE-ja, por “pavarësinë e Kosovës nuk do ta njohë”

Lidhur me këtë kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se deri më tash nga Austria nuk e ka marrë këtë propozim. Ai ka përkujtuar se gjatë takimit me kancelarin austriak Sebastian Kurz nuk e ka dëgjuar këtë ide.

“Kjo nuk çështje për të cilën duhet nxituar e vepruar me lehtësi duke marrë vendime të ngutshme. Për të duhet kohë për t’u menduar e pasta të jepet përgjigja e duhet. As nuk e nënçmojmë dhe as nuk e lavdërojmë propozimin, thjesht duam vetëm ta shohim nëse ekziston vërtet ai propozim, kush e ka bërë dhe pas kësaj Serbia do t’i japë propozimet e veta”, citon Tanjug të ketë thënë Vuçiqi i cili ka shtuar se është e sigurt se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.