Beteja elektorale për presidentin e ardhshëm të Serbisë dhe përplasjet mes kandidatëve dhe përkrahësve të tyre kanë nisur të nxjerrin në dritë edhe fakte të panjohura për opinionin, ndër të cilat ka edhe që janë me interes për Kosovën.
Kështu, në një intervistë për TV Pink, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiqi, përkrahës i kandidatit presidencial, Aleksandar Vuçiq, ka treguar një detaj deri më tani të panjohur nga koha kur president i Serbisë ishte Boris Tadiqi, kryeministër Mirko Cvetkoviqi, ndërsa ministër i Jashtëm, Vuk Jeremiqi, tani njëri nga kundërkandidatët e Vuçiqit për president, raporton agjencia e lajmeve FoNet, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç tregoi Daçiqi, i cili asokohe ka qenë ministër i Brendshëm, në kohën para se të shpallej Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth ligjshmërisë së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Serbia ishte zotuar se do ta respektonte dhe pranonte atë vendim – çfarëdo qoftë ai.
Por, sapo Gjykata bëri publik vendimin, Serbia nuk e respektoi fjalën e dhënë, duke shkaktuar kështu një reagim të ashpër ndërkombëtar, para së gjithash nga Gjermania. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.