Kompensimi i ratës së parë të kursimeve devizore ish-kursimtarëve të RSFJ, me të cilën Serbia përmbush detyrimin e pagesës së kursimeve devizore në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Stasburg, fillon sot, njofton “Danas” i Beogradit.
Pagesa bëhet në bazë të detyrimeve për kursimet e papagura devizore të qytetarëve në bankat që kanë selinë në territorin e Serbisë dhe filialeve të tyre në territorin e ish-republikabe të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.
Pagesa do të bëhet në tetë rata të barabarta nga sot e deri më 31 gusht të vitit 2023. Kursimtarët sivjet do të marrin edhe një ratë.
Shuma prej 87,1 milion eurosh përfshin më shumë se 6.400 kursimtarë që kanë fituar të drejtën për kompensim të kursimeve.
Koha.net rikujton se mijëra kursimtarë devizorë nga Kosova në këto banka, që do të duhej të trajtoheshin në bazë të aktgjykimit të Strasburgut, vazhdojnë të jenë viktimë e shpërfilljes nga Serbia dhe e mosinteresimit të institucioneve përkatëse të Kosovës.
-
Jashari: Shteti dështoi në nxjerrjen e kursimeve të kosovarëve nga bankat e Serbisë
-
Serbia përmend borxhet ndaj kursimtarëve devizorë nga republikat e ish-Jugosllavisë, “harron” Kosovën
-
Kroacia kërkon nga Serbia t’i kompensohen 148,5 milionë dollarë nga kursimet devizore nga ish-RSFJ-ja
-
Neglizhenca e institucioneve mund t’ua humbë kosovarëve 300 milionë euro kursime në bankat e Serbisë
-
Neglizhenca e institucioneve mund t’ua humbë kosovarëve 300 milionë euro kursime në bankat e Serbisë