Për shefin e diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, Serbia vazhdon të mbetet e burgosura e të kaluarës së saj të turpshme në rajon.
Ka marrë shkas për ta thënë këtë në një postim në profilin e tij në Facebook, pas promovimit të një libri në Beograd, të Nebojsha Pavkoviq.
“Këtë fund të tetorit, në kuadër të një panairi të librit në Beograd, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, ka promovuar librin, respektivisht ditarin e luftës së kryekriminelit të dënuar me 22 vite burg, nga Tribunali i Hages për krimet dhe gjenocidin ndaj qytetarëve të Kosovës, Nebojsha Pavkoviq. Nga perspektiva e kriminelit, Pavkoviq në këtë libër mburret për përballjen e Serbisë me NATO-n”, ka thënë Pacolli.
“Po e nënvizoj turpin, me të cilin përmes këtij libri krekoset Ministria e Mbrojtjes së Serbisë, dhe për përmbajtjen agresive të këtij libri”, ka shtuar më pas, duke shtuar se shpreson “që të njëjtën qasje ndaj këtij publikimi të turpshëm do të kenë edhe homologët e mi e vendet anëtare të NATO-së dhe institucionet ndërkombëtare të drejtësisë”.
“Disa nga kryekriminelët në Serbi janë dënuar, të tjerë shëtisin të lirë, por sidoqoftë Serbia duke promovuar libra të kriminelëve të rangut ndërkombëtarë vazhdon të mbetet e burgosura e të kaluarës së saj të turpshme në rajon”, ka thënë Pacolli në fund.
-
Shteti serb ia promovon librin ish-ushtarakut i dënuar për krime lufte në Kosovë
-
Serbia u qëndron prapa kriminelëve të luftës
-
I dënuari për krime lufte në Kosovë mban ligjërata në një shkollë në Serbi
-
MPJ-ja paralajmëron se do të dorëzojë në Prokurori mijëra dokumente me dëshmi të luftës
-
Pacolli ia dorëzon Prokurorit Special mbi 10 mijë dokumente e fakte që dëshmojnë krimet serbe në Kosovë