Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia kërkon prona e toka në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se dialogu Prishtinë Beograd nuk është i pakthyeshëm, transmeton Koha.net.

Ai, siç përcjellin medie serbe ka përkujtuar atë që i ka quajtur “dhunë, sulme dhe incidente” kundër serbëve në Kosovë, të cilës i referohet gjithnjë si “krahinë jugore e Serbisë, ndërsa për ndërprerjen e dialogut e ka fajësuar Prishtinën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka insistuar që në bisedime të kërkohet prona e Serbisë dhe prona e kishës në Kosovë ortodokse serbe.

“Dialogu gjendet në krizë për shkak se në tryezën e Brukselit nuk është ajo që e donte Prishtina, njohja e pavarësisë së Kosovës. Bllokada e njëanshme e Prishtinë është dëshmi se interesi i saj kurrë nuk ka qenë normalizimi i marrëdhënieve dhe demokratizimi i shoqërisë”, ka akuzuar dhe ka shtuar se “Beogradi proces in e dialogut e sheh nga prizmi i Rezolutës 1244 të KS të KB-së e cila s’e vë në pikëpyetje tërësinë shtetërore të Serbisë”, përcjell b92.

Gjuriq, në një adresim në Beograd ka kërkuar bashkëjetesën e institucioneve të Serbisë dhe të institucioneve të përkohshme të qeverisjes në Prishtinë në mënyrë produktive e kuptimplotë, porse statusi i Kosovës nuk është temë për të cilën në eksplicite e implicite bisedohet në procesin e dialogut të Brukselit.

“Beogradi në mënyrë konstante insiston që në dialog të futen çështje me rëndësi thelbësore për popullin serb në Kosovë, e ato kanë të bëjnë me zgjidhjen e pasurisë shtetërore e shoqërore të Serbisë në Kosovë si dhe statusin e pasurisë private në të cilën bie pasuria e Kishës ortodokse serbe”, ka thënë Gjuriq.