Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka kërkuar sot nga ambasadori rus Aleksandar Cepurin që Rusia të bëjë çmos që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Ai gjatë një takimi në Beograd ka falënderuar diplomatin rus për qëndrimin e deritanishëm të Moskës zyrtare ndaj Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vulin në takimin në Ministrinë e Mbrojtjes ka lutur ambasadorin që Rusia sikur edhe deri më tash, të bëjë çdo gjë që është në dorën e saj për të pamundësuar pranimin e Kosovës në Interpol”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.