Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia kërkon lobistë për “çështjen” e Kosovës

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia duhet sa më parë të angazhojë ndonjë lobist që do të mbronte interesat e Serbisë në “problemin” e Kosovës, transmeton Koha.net.

"Qëllim i është qasja jonë tek ata që vendosin, përkatësisht deri te kryetari i SHBA-së Donald Trump, në mënyrë që të kemi përkrahjen e tyre për zgjidhjen afatgjatë të “çështjes” së Kosovës”, ka thënë për "blic" Daçiq.

Ai ka theksuar se 173 vende të botës kanë kontrata lobsite me agjenci amerikane dhe është e qartë se në kohën moderne shtetet funksionojnë në këtë mënyrë.

"Poenta është që e gjitha të jetë transparente, i kam thënë Vuçiqit se është gabim që nuk kemi dikë që lobon për ne”, ka nënvizuar Daçiq

Ai ka përkujtuar se më herët qeveritë kishin nënshkruar marrëveshje për lobim me "Podesta group" për 100 mijë dollarë në muaj, sipas vendimit ë Qeverisë, por pastaj "Podesta" filloi të punojë edhe për shqiptarët.

"Këto janë kontrata zyrtare. 'Grupit të 30 pikëve e strategjike' i janë paguar 1,4 milionë dollarë, e ‘Podesta groupit' 900 dollarë porse ata pastaj u bënë të pandershëm”, është ankuar Daçiq.

Artikuj të ngjashëm