Të gjithë krerët e shtetit serb janë tubuar sot në mbledhjen e Këshillit për Siguri kombëtare në të cilën temë është Kosova: Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për të ndërprerë bisedimet me Serbinë deri në lirimin nga arresti të Ramush Haradinajt i cili po mbahet në Francë me urdhër arrest të Serbisë si dhe paralajmërimi për shndërrimin FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, transmeton Koha.net.
Në mbledhje po marrin pjesë kryetari Tomisav Nikoliq, kryeministri Aleksandar Vuçiq, ministri i Mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq, shefi Shtabit të Përgjithshëm të US-së Lubisha Dikoviq, ministrja e Drejtësisë Nela Kuburoviq, ministri i Policisë Nebojsha Stefanoviq, drejtori i të ashtuquajtur Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq dhe shtetëror në MPJ Ivica Tonçev.
Pas mbledhjes, media serbe kanë publikuar kumtesën në të cilën ndër të tjera thuhet se “KSK i Serbisë është i brengosur me ashpërsimin e retorikës autoriteteve të Prishtinës, është i shqetësuar me iniciativën e ndërprerjen e dialogut me Beogradin e në veçanti me kërkesën për formimin e Ushtrisë”.
Kumtesa zyrtare nga kjo mbledhje ia ka ftuar serbët e Kosovës që të jenë unikë me organet e Serbisë dhe që të unikë t’i përfaqësojnë interesat shtetërore të Serbisë.
-
Ikja e serbëve nga FSK-ja mobilizon Këshillin e Sigurisë së Kosovës
-
Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë
-
Serbia thërret Këshillin për Siguri Nacionale pas paralajmërimit të Kosovës për Ushtri
-
Vuçiqin e shqetëson armatosja e Kosovës
-
Këshilli i Sigurisë i Kosovës: Serbia po pengon formimin e institucioneve të reja