Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se e ka lutur kryetarin e Rumanisë Klaus Verner Johanisin që ta ndihmojë në përpjekjet e Beogradit për gjetjen, siç ka thënë ai, të kompromisit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, transmeton Koha. net
Vuçiq, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Bukuresht, ka thënë se e ka njoftuar kryetarin rumun me bisedat që ka pasur me kancelaren gjermane Anglea Merkel lidhur me Kosovën si dhe për të gjitha ato që ai i ka quajtur të rëndësishme për kompromisin që e dëshiron rreth saj.
Siç ka thënë ia, njofton rts, Rumunia është vendi më i madh në rajon dhe njëri nga pesë vendet në Bashkimin Europian që e ka njohur Kosovën dhe për këtë arsye “ndihma rumune për kompromisin që do të ishte shumë e rëndësishme”, ndërsa e ka falënderuar Bukureshtin që s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
"Janë të rrallë popujt në rajon me të cilët nuk kemi luftuar dhe me të cilët nuk kemi pasur konflikte. Me rumunët kjo nuk ka ndodhur kurrë”, ka thënë Vuçiq.
-
Voton kundër dhe s’e njeh Kosovën, Rumania falënderohet nga Serbia
-
Vuçiqi s’pranon zgjidhje për Kosovën pa fituar diçka
-
Vuçiq lut Rumaninë e Greqinë të mos e ndërrojnë qëndrimin për Kosovën
-
Kryetari i Rumanisë: Duhet të gjendet zgjidhja për Kosovën, sa më parë, më mirë
-
Vuçiq: Evropa po na kërkon në heshtje ta njohim Kosovën