Prokurori special i EULEX-it për krime lufte Paul Flynn, e ka marrë në pyetje Darko Tasiqin, të dyshuarin për krime lufte kundër popullatës civile dhe në kuadër të ngjarjeve në Krushë të Vogël, transmeton Koha.net.
Darko Tasiq, siç përcjell radiokim, me babanë dhe vëllanë, ka marrë pjesë në zjarr vënien dhe në plaçkitjen e më shumë se 100 shtëpive në këtë fshat si dhe për deportimin e fëmijëve dhe grave shqiptare në Shqipëri gjatë luftës në Kosovë.
"Me këshillën time, Tasiq sot është mbrojtur me heshtje. Prokurori special Flynn për fillim të janarit, ka paralajmëruar marrjen në pyetje të dëshmitarëve në Krushë të Vogël duke theksuar se nuk mund të garantojë sigurinë e të dyshimtit gjatë këtyre punimeve, ashtu që në hetimet e mëtejme vetëm unë do të marr pjesë në bisedimet e prokurorit me dëshmitarët", ka deklaruar avokati i Tasiqit Dejan A. Vasiq.
Tasiqi është arrestuar në muajin shkuar nga Policia e Kosovës.
Është arrestuar në vendkalimin kufitar Bërnjak, rrugës nga Rozhaja për në Zubin – Potok.
Tasiq është njëri nga serbët emri i të cilëve gjendet në regjistrin e personave të dyshuar për kriem lufte në Kosovë.
Lexoni edhe: I dyshuari për krime lufte mbetet në paraburgim
-
Të hënën shpallet vendimi për Tasiqin, banorët e Krushës së Vogël kërkojnë dënim maksimal
-
Familjarë të të masakruarve në Krushë kërkojnë drejtësi me protestë para Gjykatës në Prizren
-
Rinis gjykimi për të akuzuarin për krime lufte, Tasiqi thotë se ndihet i pafajshëm
-
Dy muaj paraburgim për personin që akuzohet për krime lufte në Krushë të Vogël
-
Kërkohet që Darko Tasiqi të rigjykohet