Qytetarë serbë të veriut janë tubuar sot nga mëngjesi në fshatin Rudare të komunës së Zveqanit, përkatësisht tek kryqi, për të protestuar në shenjë pakënaqësie për arrestimin e djeshëm të Marko Gjuriqit nga ana e policisë së Kosovës.
Burime të KosovaPressit nga veriu bëjnë të ditur se numri i protestuesve aktualisht është rreth 300, ndërsa protestat po zhvillohen të qeta dhe nuk është shënuar ndonjë incident.
Në vendin ku po protestohet, gjatë natës serbët bllokuan magjistralen Mitrovicë – Jarinje, duke vendosur kamionë dhe automjete të ngjashme transportuese.
Artikuj të ngjashëm