Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbët mblidhen sot simbolikisht në orën 12 44

Në Mitrovicë sot mbahet mbledhja e përbashkëtt e këshilltarëve të dhjetë komunave me shumicë serbe të Kosovës, raportojnë mediat serbe, transmeton Koha.net.

Në takimin e sotshëm në ambientet e “Pallatit të Mitrovicës”, ku të hënën ndërhynë njësitë speciale të Policisë së Kosovës ROSU, të pranishmëve do t’u drejtohet fillimisht ndihmësi i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Me kërkesën e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, mbledhja do të fillojë simbolikisht në orën 12.44, sipas numrit të Rezolutës së KS të OKB 12 4, dhe do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës – situata politike dhe e sigurisë në veri të Kosovës, bëjnë të ditur mediat serbe, transmeton Koha.net.

Lista Serbe njoftoi dje në Beograd se braktis institucionet e Kosovës, njëherësh paralajmëroi se komunat serbe më 20 prill do të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe në pesëvejtorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit.

Bëhet e ditur se në Mitrovicë nata ishte e qetë.

Jeta e qytetarëve është kthyer në binarët e gjendjes së plotë normale pas arrestimit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqit. Raportohet se në qytet nuk ka shenja të dukshme të pranisë së shtuar të policisë, ndërsa qytetarët u janë kthyer aktiviteteve të tyre të rëndomta, transmeton Koha.net.