Qeveria e Serbisë ka pretendime që ndarjen mes dy Mitrovicave ta shtrijë në Suhodoll, e cila sipas ligjit i takon Mitrovicës së jugut. Këtë synojnë ta legjitimojnë duke u mbështetur në dokumente të institucioneve të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor që serbët e Suhodollit t’i vendosë në listat e votuesve në veri të Mitrovicës, ndërsa shqiptarët në listat e votuesve në jug, në zgjedhjet e fundit, ka inkurajuar autoritetet serbe që të kërkojnë ndarjen e Suhodollit sipas kësaj forme. Kjo është përmendur në një raport të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, mbi zbatueshmërinë e marrëveshjeve të Brukselit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë KQZ kanë refuzuar të flasin zyrtarisht se pse ka ndodhur një ndarje e tillë e votuesve. Vendimi i KQZ-së kishte ardhur pas një kërkese të votuesve të lagjes “Suhodoll i Poshtëm”, “Suhodoll i Epërm” dhe “Lagjes së Doktorëve” për të votuar në Komunën e Mitrovicës së jugut. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).