Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Senatori Murphy: Kosova duhet të ecë para me themelimin e Asociacionit

Senatori Chris Murphy ka thënë se në Kosovë u ka bërë të ditur liderëve se mendon se duhet ecur para me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Murphy në një postim në T]itter ka thënë se është koha që “Qeveria Kurti të tregojë një nivel të ri të seriozitetit sa i përket Asociacionit”.

“Në Kosovë sot kam ripërsëritur besimin tim se Kosova duhet të ecë para me themelimin e AKS-së. Edhe Serbia duhet ta përmbushë pjesën e saj të pazarit, por është koha për Qeverinë Kurti të tregojë një nivel të ri të seriozitetit sa i përket AKS-së”, ka shkruar Murphy.

Senatorët Murphy dhe Gary Peters kanë vizituar Kosovën të hënën, ku janë takuar me krerët e shtetit.

 

 

Artikuj të ngjashëm