Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Senatori Murphy: Jam befasuar nga veprimi i Qeverisë, Kurti ta ndalë provokimin

Senatori amerikan, Chris Murphy, që para pak ditësh ishte për vizitë në Kosovë ka thënë se është befasuar nga aksioni i institucioneve të Kosovës për t’ua mundësuar hyrjen në objekte komunale në veri katër kryetarëve të rinj të komunave. Ai ka bërë thirrje që “të ndalet provokimi menjëherë”.

Në një shkrim në Twitter, duke mbështetur qëndrimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, që dënoi aksionin e Policisë për të ndërhyrë ndaj protestuesve për t’ua mundësuar kryetarëve të hyjnë në objektet komunale, Murphy ka thënë se në takimin e mëhershëm në Kosovë, kryeministri Albin Kurti nuk ia kishte përmendur ndonjë plan për këtë çështje.

“Sapo fola me këshilltari Chollet për zhvillimin problematik. Në takimin në Prishtinë të hënën me kryeministrin Kurti, ai nuk përmendi ndonjë plan për të hyrë në objektet komunale. Si mik i Kosovës, jam befasuar dhe ai duhet ta ndalë këtë provokim menjëherë”.

“Po këto komuna janë pjesë e Kosovës dhe nën juridiksionin e Prishtinës. Këta zyrtarë kanë të drejtën teknike ligjore që t’u qasjen atyre objekteve. Por në këtë moment, me situatën aq të tensionuar në veri, është provokim i qëllimshëm dhe hap i panevojshëm”, ka shkruar tutje ai.