Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Selmanaj: Koalicioni Kurti-Osmani e ka lënë vendin pa kryeprokuror e pa drejtor të Policisë

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se koalicioni, siç e ka quajtur ai, Kurti-Osmani, tash e 10 muaj e ka lënë Kosovën pa Kryeprokuror të shtetit, pa pozitën më të rëndësishme në sistemin prokurorial.

Sipas tij, po ashtu qe 6 muaj e ka lënë Policinë e shtetit, pa drejtor të përgjithshëm të saj, pa pozitën më të rëndësishme në zinxhirin komandues të institucionit që mban përgjegjësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës.

“Të dy këto dikastere shumë të rëndësishme për luftimin e krimit dhe korrupsionit, tash e sa muaj udhëhiqen me ushtrues detyre. Në njërën anë presidentja abuzon me ‘afatin e arsyeshëm’ për dekretimin apo refuzimin e kandidatit të propozuar për Kryeprokuror. Nga ana tjetër Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla, ende nuk po arrijnë ta gjejnë personin e ‘përshtatshëm’ dhe të ‘qëndrueshëm’ që do i shërbente me lojalitet atyre. Nuk mund pritet më shumë nga një Lëvizje politike anti shtet”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.