Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Selmanaj i AAK-së: Marrëveshja për koalicion qeverisës afër finalizimit

Foto nga arkivi

LDK, AAK dhe Nisma janë afër finalizimit të marrëveshjes për koalicion qeverisës. Sipas deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanajt, nënshkrimi i marrëveshjes mund të ndodhë edhe sot, teksa për diskutim kanë mbetur vetëm detajet.

“Unë mendoj se afër është nënshkrimi i marrëveshjes dhe shpresoj që shumë shpejt do të mbërrijmë ta votojmë atë... E mundshme që edhe sot, edhe nesër, edhe pasnesër, detajet sot kryhen”, ka thënë ai për ksp.

Ndërkohë, është raportuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i ketë katër ministri, dhe postin e zëvendëskryeministrit të qeverisë së drejtuar prej Avdullah Hotit.

Selmanaj ka thënë se po diskutohet se cilat ministri do t’i takojnë AAK-së, por se AAK-së i takojnë katër.

“Personalisht mendoj se numri i ministrive duhet të mbetet i njëjti që të mos ketë rritje... Ne i kemi 13 deputetë, që sipas kësaj matematike ne do të duhej me i pasë 4 ministri... emrat e ministrive janë në diskutim”, ka thënë ai.

Edhe LDK-ja do të ketë 7 ministri në qeverinë që po e synon, AAK-ja 4, Nisma 2 dhe komunitetet 2 Arbëri LDK-ja do të ketë 7 ministri në qeverinë që po e synon, AAK-ja 4, Nisma 2 dhe komunitetet 2

Sipas Selmanajt, qeveria e re pritet të votohet në Kuvend gjatë javës së ardhshme. Për këtë shpreh besimin se do të kenë votat e mjaftueshme.

“Për aq sa unë jam i informuar ka vota të mjaftueshme për votimin e kësaj qeverie”, ka thënë ai.