Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se padrejtësia po peshon rëndë mbi luftëtarët e UÇK-së tash e 19 vjet.
“Sot padrejtësia ndaj Komandantit të ZOD, Sami Lushtaku urojmë të ketë marrë fund me lirimin e tij nga të gjitha akuzat për luftën e tij çlirimtare. I uroj atij, bashkëluftëtarëve dhe familjes së tij. Po ashtu presim që menjëherë një vendim i tillë të pasojë edhe për Gjeneral Sylejman Selimin dhe luftëtarët tjerë të cilët po mbahen padrejtësisht në procese të montuara politike”, ka thënë Selimi.
Ish-bashkëluftëtari i Sami Lushtakut e Sylejman Selimit, ka shprehur edhe njëherë bindjen se “lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe pavarësisht sfidave ajo do të triumfojë edhe përballë padrejtësisë sikur dikur përballë Serbisë”.
-
Selimi: S’kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia
-
Lushtaku përkrah iniciativën për pastrimin e listave të veteranëve
-
Specialja interviston në cilësinë e të dyshuarit ish-komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së
-
Selimi viziton Mustafën në shtëpi
-
Kronikë e KTV-së për lirimin nga burgu të Sylejman Selimit