Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka deklaruar se debati në VV, do të ketë së shpejti epilog, duke thënë se në fund do të mbizotëroi demokracia.
Ai nuk ka treguar se në cilin grup është i rreshtuar pas përçarjeve në këtë lëvizje, por ka thënë se do të mundohet që të jetë unifikues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë televizionin publik, Selimi është pyetur rreth krahut që ai mban në këtë periudhë krize brenda VV-së, e ai ka thënë se nuk ka krah siç është përfolur.
“Unë them që nuk ekziston krahu sepse nuk ka nevojë që të quhet krahë. Ka prej tyre që kanë dhënë mendimet e tyre për këtë situatë. Ka disa siç jam unë që do t’i japim mendimet në forumet e VV-së dhe mbledhjet që do të mbahen”.
Ai nuk ka komentuar as deklarimet e Aida Dërgutit, se në këtë lëvizje ka fushatë speciale për linçime politike të personave të ndryshëm, pasi që sipas tij këtë do ta diskutojë fillimisht me atë.
Por Selimi ka thënë se mund të ketë largime nga VV, siç ka pasur edhe më përpara, por sipas tij me rëndësi është që Vetëvendosje të mos ndalet.
Kurse sa i përket grafiteve se” Nuk ka Babë por ka Ide”, ai ka thënë se Vetëvendosje nuk është e baballarëve, por e ideve të ndryshme.