Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Selimi për AAK-në e Nismën: Thaçi do t’i ketë prapa vagonat deri në fundin e tij

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi lidhur me takimin në Bruksel të presidentit Hashim Thaçi dhe liderëve të pozitës, ka thënë se “kudo që shkon Thaçi do t’i ketë prapa edhe vagonat e tij, deri edhe në fundin e tij”.

“Tashmë, nuk është befasi që AAK e NISMA i shkojnë prapa Thaçit dhe PDK-së deri në Bruksel në negociatat me Vuçiqin. Kudo që shkon Thaçi do t’i ketë prapa edhe vagonat e tij, deri edhe në fundin e tij. Tek e fundit kjo është arsye se përse u pat bërë PAN-i”, ka shkruar Selimi në Facebook.