Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi pas regjistrimit si deputet i Kosovës është shprehur i bindur se koalicioni PAN s’do të arrijë ta formojë Qeverinë, gjë të cilën sipas tij do ta bëjë Vetëvendosje me LAA-në.
Selimi gjithashtu ka thënë se nuk është i kënaqur me dinamikën e procesit, raporton Koha Ditore.
“Vetëvendosje bashkë me LAA-në do të krijojnë Qeverinë e re pas dështimit të PAN-it. Nuk mund të mburremi me dinamikën e procesit. Po duket që persona të caktuar në zyrën e presidentit punuan që ta vonojnë këtë dinamikë”, thotë ai.
Ai më tutje ka thënë se, “diskutimet me LDK-në janë rreth çështjeve programore, nuk kemi arritur në stadin e bisedimeve për kryeministrin”.
Nga ora dhjetë sot ka filluar regjistrimi i 120 deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, procedurë kjo që do të edhe nesër e pasnesër.
-
Selimi thotë se VV-së askush s’mund t’ia rrëmbejë fitoren, por s’tregon çfarë veprimesh ndërmerren nesër
-
Selimi: Thaçi, avokati më i madh i projektit serb në Kosovë
-
Sipas Selimit të VV-së, po manipulohet me ushtrinë e Kosovës
-
Tre muajt e vështirë të PAN-it
-
PAN-i pa marrëveshje, kërkon “Qeveri gjithëpërfshirëse”