Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sela: VMRO-DPMNE me tendencë gjenocidale ndaj shqiptarëve

Deputetët e partive shqiptare po e kundërshtojnë ashpër qasjen e VMRO-DPMNE-së ndaj Deklaratës së përbashkët të tyre, duke e konsideruar atë mbjellje të urrejtjes ndëretnike.

Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët (LR-PDSH), theksoi sot se kjo deklaratë vlen për partitë shqiptare dhe se paraprakisht vetë VMRO-DPMNE-ja e ka pranuar atë, duke qenë vetëm kundër Prokurorisë Speciale. Qasjen e VMRO-DPMNE-së ndaj shqiptarëve, Sela e konsideroi si gjenocidale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Realiteti është që ne duhet të hapim jo vetëm gjenocidin e atyre viteve, që përmenden në deklaratë, por ju duhet të flitni edhe për gjenocidin që ja bëtë familjes Zeqiri në Radishan. E vërteta është që ju akoma keni tendenca gjenocidale ndaj një populli të tërë, kur thoni se në qoftë se doni të drejta shkoni në Tiranë, në Shqipëri. Ju keni qenë vetëm kundër kthimit të shtetit të së drejtës dhe kundër asgjëje tjetër”, deklaroi Ziadin Sela, transmeton Alsat-M.