Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar se iniciativa “Ballkani i Hapur”, rrezikon të bëhet Kali i Trojës, i presidentit rus, Vladimir Putin, për shkak të Serbisë që bashkëpunon hapur me Rusinë.
Ai i bëri thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të tërhiqet nga kjo iniciativë "për sa kohë Serbia nuk distancohet nga Putini dhe vazhdon të minojë pavarësinë e Kosovës".
“Në të njëjtën ditë, në një lëvizje të çoroditur, Kryeministri Kovaçevski dhe Ministri i Punëve të Jashtme Osmani pritën në Shkup Ministrin e Punëve të Jashtme serb, Selakoviç, për të diskutuar zbatimin e Ballkanit të Hapur. Me një Serbi që bashkëpunon kaq hapur politikisht dhe ekonomikisht me agresorin rus, ‘Ballkani i Hapur’ rrezikon të bëhet kali i Trojës i Putinit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Sela në Facebook.
Në anën tjetër, Asambleja e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën e propozuar nga SHBA-ja dhe Shqipëria, me qëllim të izolimit së Rusisë. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila shkroi se sesioni i Asamblesë u mbështet nga 11 anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
-
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për “Ballkanin e Hapur”
-
Politologu nga Shqipëria: “Ballkani i Hapur”, ide e vdekur
- Ballkani i hapur do të jetë vetëm kur të mbyllen pretendimet territoriale
-
Hill: Kosova t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”, është në interes të saj
-
Pacolli fton Qeverinë të pranojë “Ballkanin e Hapur”: Kosova s’duhet të izolohet