Prokuroria ka vendosur që të sekuestrojë projektorët e ndriçimit që u përdorën në mitingun elektoral të Partisë Demokratike të shtunën.
Organi i akuzës dyshon se projektorët kanë qenë shkak i lëndimit të simpatizantëve të PD-së dhe kreut Lulzim Basha. Projektorët do të dërgohen në laborator për hetim.
Në mitingun e PD-së u lënduan 140 persona, mes tyre edhe kreu demokrat Lulzim Basha.
Të gjithë kishin të njëjtat simptoma si skuqje, kruarje dhe djegie të syve apo dhe irritim në fytyrë dhe ne pjesën e qafës. Disa prej tyre kanë shfaqur edhe vështirësi të lehta në frymëmarrje.
Artikuj të ngjashëm
-
Basha, bashkë me mbi 70 persona tjerë, përfundojnë në spital pas tubimit elektoral
-
Tre policë të lënduar nga protesta e sotme
-
Kërkohet ndihma e Gjermanisë për të analizuar “pluhurin misterioz” në fushatën e PD-së
-
Rama: Të mësojmë sa më shpejt arsyen e helmimit
-
MSH: 140 të prekur nga helmimi në mitingun e PD-së