Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sekuenca nga jeta e komunitetit rom për realitetin e zymtë

Shikuar në një distancë prej një dekade, Kosova duket e njëjta, pa asnjë ndryshim, për jetën e komunitetit rom.

Diskriminimet racore, problemet me ndotjen e ajrit, mungesa e lëvizjes së lirë, thirrjet për shkollë e punë, ëndrrat për një jetë më të mirë ku ndihen të barabartë e po ashtu edhe lufta kundër martesave të hershme të vajzave, janë disa prej temave që trajtohen në 12 filma të shkurtër, shkruan sot Koha Ditore.

Të realizuar nga të rinjtë e komunitetit prej moshës 15 deri në 22-vjeçare, në mënyrë shumë të thjeshtë dhe të sinqertë paraqesin problemet me të cilat përballen.

Në dy deri në tre minuta secili, filmat që u shfaqën njëri pas tjetrit disi si tërësi krijojnë një lloj filmi dokumentar që trajton problemet e këtij komuniteti. Duke lënë anash aspektin teknik, ia arritën që të jepnin mesazh për publikun. Një gjë e tillë u vërejt të enjten mbrëma kur ato u shfaqën në ekranin e kinemasë “ABC”, në kuadër të edicionit të 5-të “Rolling Film Festival”.

Filmi si “E ardhmja e Çaplinit”, realizuar nga gjashtë të rinj, Edin Gashi, Faik Mustafa, Froj Mustafa, Musafa Gashi, Seat e Sedat Mustafa që “sjell” Charlie Chaplin të shekullit XXI, i cili përballet me problemet e kohës, u duartrokit nga publiku që mbushi gjysmën e sallës. Njëjtë ndodhi edhe me filmin “Vazhdo të ëndërrosh” të Nuhi e Ibrahim Berishës dhe Resul Karacit, i cili jep mesazhin se si duhet shkolluar për të gjetur punë e më pas për të pasur sukses në jetë./Sihana Klisurica

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore

Artikuj të ngjashëm