Në kuadër të 28 janarit, Ditës Ndërkombëtare të Privatësisë, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka organizuar një konferencë gjatë të cilës u tha se do të fokusohen në sistemin e shëndetësisë, pasi aty ka më së shumti shkelje të privatësisë.
Drejtori i kësaj agjencie, Jeton Arifi, ka folur rreth përkushtimit që do ta kenë gjatë vitit 2018 lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale në sektorin e shëndetësisë. Po ashtu, edhe vetëdijesimi i qytetarëve për të drejtat e tyre, ka qenë pikëorientimi i kësaj agjencie.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, njëkohësisht drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi, ka folur rreth përkushtimit që ka kjo ministri në respektimin e të drejtës në privatësi të pacientëve nga personeli mjekësor në nivel vendi, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional me ASHMDHP-në. Gjendjen e privatësisë në shëndetësi e sheh si një çështje komplekse.
“Ky sektor ka më së shumti sfidohet nga shkelja e privatësisë, duke pasur parasysh edhe faktin që vetë sistemi e ka në qendër pacientin. Në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ministria e Shëndetësisë ka caktuar zyrtarët për përgjegjës në ministri dhe në spitalet e përgjithshme për të zbatuar obligimet për mbrojtjen e të dhënave personale”, theksoi ai.
Më tej ai ka treguar edhe fokusin e sivjetmë që të informojnë sa më shumë publikun(pacientët) edhe personelin shëndetësor për ligjin e mbrojtjes së privatësisë dhe ngritjen e nivelit të privatësisë në shëndetësi.
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte edhe koordinatorja për të drejtat njerëzore, Julia Jacoby, nga zyret e EU-së, e cila ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me ASHMDHP-në.
Më pas drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Bujar Sadiku, ka shpalosur zhvillimit e fundit të autoritetit të vetëm, të ngarkuar me mbikëqyrjen e zbatimit të së drejtës në privatësi.
“Theksoj se Agjencia në këtë vit, prioritet do ta ketë shëndetësinë, duke ofruar këshilla, trajnime, si dhe për të mbikëqyrur punën e mantelbardhëve me të vetmin qëllim që qytetarët tanë të marrin shërbime mjekësore pa qenë të shqetësuar për sigurinë e të dhënave të tyre, të cilat i deponojnë gjatë pranisë në ordinanca të ndryshme apo kudo tjetër në institucione shëndetësore”, tha ai.
Inspektori i mbrojtjes së të dhënave, nga Shqipëria, Edrin Fidhe, nga Komisioneri i Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale, i cili ka ndarë praktikat apo përvojën e tyre në bashkëpunim me sektorin e shëndetësisë. Ai këtë përvojë e ka paraqitur përmes një prezantimi të shkurtër statistikor.