Në Shqipëri për vite me radhë, komunizmi iu mohoi njerëzve të drejtën e besimit. Mbi të gjitha, regjimi komunist donte të zhdukte çdo shenjë të pushtetit fetar, e të mos kishte tjetër pushtet paralel me të në rrugën e krijimit të diktaturës komuniste. Kështu qindra kisha dhe xhami dhe shumë objekte të tjera fetare u shkatërruan.
Pas rënies së diktaturës komuniste, përveç feve tradicionale, në Shqipëri u përhapën edhe shumë sekte të tjera fetare. Fotografi Michel Setboun sjell disa foto të rralla nga një sekt mysliman në Shkodër, të cilët kryejnë ritet e tyre.
Këto foto tregojnë se përveç faljes, ata kryejnë edhe disa veprime të tjera të frikshme si shpimet në fytyrë apo trup, në formë vetëndëshkimi.