Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka akuzuar presidentin, Hashim Thaçi, duke thëne se është një profiter ordiner i cili gjithë punën e tij në Qeveri dhe Presidencë e ka të lidhur me Serbi.
Sejdiu në Facebook ka shkruar se Thaçi nisi dialogun teknik i cili solli “Zajednicën” që bosnjizon Kosovën.
“Thaçi nisi dialogun teknik i cili solli Listën ‘Srpska’ që është sot partner qeverisës, partneritet ky që u nënshkrua nga Thaçi dhe Mustafa! Thaçi ka nënshkruar marrëveshje asfalti që çdo vit që nga viti 2008 i kushton buxhetit qindra milionë euro me një kontratë që asnjëherë nuk është bërë publike! Thaçi privatizoi krejt fabrikat e asetet e Kosovës dhe nuk e shndërroi Kosovën në ‘Silicon Valley’ siç premtonte por në fole të krimit, korrupsionit, e nepotizmit!Thaçi pra është një profiter ordiner i cili gjithë punën e tij në qeveri dhe presidencë e ka të lidhur me Serbi, asfalt/privatizim dhe kapje të shtetit!”, ka shkruar ai.
Sipas tij, Thaçi krejt këto nuk i ka bërë i vetëm, ortak kishte dhe ka Kadri Veselin dhe Isa Mustafën.
“Dhe prej këtyre hair nuk ka”
-
Sipas Sejdiut, Thaçi po mban peng qeverinë Haradinaj
-
Sejdiu: Atë që nuk e bëri Serbia me dekada, Thaçi po e bën si argat i saj
-
Thaçi: S’ka plane sekrete për marrëveshjen me Serbinë
-
Surroi: Thaçi dështoi në dialogun me Serbinë – të shfrytëzojmë energjinë pozitive të SHBA-së
-
“Süddeutsche Zeitung”: Thaçi po kritikohet për pazare të fshehta me Beogradin