Udhëheqësi i Grupit Parlamentar të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu ka thënë se me miratimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi janë humbur 8200 hektarë tokë.
Ai e quan të dëmshme këtë marrëveshje, ndërsa ka thënë se politika e faljes së ekonomisë dhe tokës duhet të përfundojë njëherë e mirë, transmeton Koha.net.
“Sot Kuvendi i Kosovës vendosi të vazhdojë me koncesione për shkak të paditurisë së presidentit Thaçi që tash e sa vite po falin e po zhvatin. Qëndrimin tonë e kemi bërë të ditur edhe dje, kjo marrëveshje është e dëmshme dhe nuk duhej votuar. Me votën kundër grupi ynë beson se kjo marrëveshje është e dëmshme dhe falen 8200 hektarë tokë. Ky është qëndrimi i grupit tonë parlamentar. Politika e faljes së ekonomisë dhe tokës duhet të përfundojë një herë e mirë. Duhet njëherë e përgjithmonë të ndalet. Fatkeqësisht shumë deputetë kanë ndryshuar qëndrim. Mashtrimi po vazhdon, pasi kjo marrëveshje është e njëjtë”, është shprehur Sejdiu.
-
Një vit nga demarkacioni, të dyja shtetet e konsiderojnë çështje të mbyllur
-
Konjufca: Premtimi për liberalizim pas demarkacionit ishte gënjeshtër e Thaçit dhe Haradinajt
-
VV: Haradinajt iu desh një vit që ta kuptojë se e kanë mashtruar për Demarkacionin
-
Mustafa thotë se deputetë të LDK-së u bënë bashkë me Veselin për ta rrëzuar
-
Pacolli: Për humbjen e 8 mijë hektarëve dhe mos liberalizimin, kryeministri të japë përgjegjësi