Nënkryetari i komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu ka adresuar kritika dhe akuza të shumta kundër kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, transmeton koha.net.
Sejdiu, në facebook, ka numëruar ato që ai i ka quajtur dështime të Musfafës derisa ka qenë në krye të Prishtinës, ndërsa ka bërë bilancin e atyre që i ka quajtur suksese të Vetëvendosjes gjatë qeverisjes në kryeqytet,
I dyti i Prishtinës e ka akuzuar të parin e Ekzekutivit të vendit për “shkatërrim në Qeveriu”.
Kështu ka shkruar Sejdiu në Facebook:
E mbaje ne mend 3 Janarin e vitit 2014, pasi Isa Mustafa kishte qeverisur per 7 vite Prishtinen, kur per here te pare vizitova Qendrat e Mjekesise Familjare, kur vizitova Trafikun Urban me 5 autobusat e mbetur, cerdhet e Prishtines (ato 7 qe kishin mbetur prej kohes se Titos), e qe besa edhe laboratoret qe nuk ishin fare ne shkolla fillore, me pastaj sportelet ne administrate dhe rendet e qytetareve duke shpenzuar ore te tera per nje certifikate te lindjes, krejt keto i mbaje ne mend.
Sot keto te gjitha jane rregulluar, dhe ate per 3 vite!
Ndersa, ti Kryeminister, tash po e bene te njejtin shkaterrim ne qeveri, me po te njejtit njerez por edhe prej aty shpejt kemi me te largu e shtetin prej llojit tend me shpetu.
Edhe pse dihet se zgjedhjet lokale mbahen në fund të këtij viti, ndërsa edne nuk dihet se çfarë do të ndodhë ato kombëtare, sot në skenën politike është zhvilluar një fushatë tipike parazgjedhore hdir ratret ato këmbëtare p