Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka thënë se do të gjendet një mënyrë për t’i lehtësuar procedurat për dhënien e lejeve të përkohshme qytetarëve të Luginës së Preshevës.
Postimi i plotë i Sefajt:
Sot në mbledhjen e Qeverisë shpreha përkushtimin tim, që shumë shpejt do të gjenden modalitete jurdike për lehtësimin e procedurave për dhënien e lejeve të përkohshme dhe të përhershme për qytetarët e Luginës së Preshevës dhe viseve tjera. Prej emërimit tim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ky problem ka qenë një ndër prioritetet e mia, të cilën e kam cekur edhe në takimet me shoqatat e këtyre qytetarëve. Normalisht, deri te një zgjidhje permanente do të arrijmë vetëm me një koordinim të mirë me Qeverinë e Kosovës.
LEXO EDHE: Kosova i trajton njësoj si qytetarët nga Kina si ata nga Lugina e Preshevës
-
Refuzimi i vizitave në Luginë, Mustafi: Vazhdim i diskriminimit të shqiptarëve
-
Bislimi: Kërkesat e shqiptarëve në Luginë plotësisht legjitime dhe të drejta
-
Bislimi i premton Kamberit: Çështja e licencimit të mjekëve nga Lugina do të zgjidhet shpejt
-
Mustafi: Kemi garanci që SHBA-ja do ta mbështesë çështjen e shqiptarëve të Luginës
-
Mustafi: Popullata shqiptare po spastrohet nga Lugina