Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sefaj fyen deputetin Basha: Lidheni Dimal qenin

Përfaqësuesi i Shoqatave Sindikale të Shërbyesve Civilë të Nivelit Qendror, Ali Sefaj ka reaguar pas përplasjes së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha dhe kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ai ka thënë se nga diskutimet e bëra në Komisionin për Arsim dhe korridoret e Kuvendit shihet që Qeveria nuk do që të mbyllet greva.

Sefaj e ka fyer Bashën duke e quajtur qen.

“Nga diskutimet në Komisionin për Arsim dhe në korridoret e Kuvendit të Kosovës shihet që qeveria nuk do që të mbyllet greva. Lidheni Dimal qenin”, ka shkruar ai në Facebook.

Basha sot gjatë mbledhjes së Komisionit për Arsim duke iu drejtuar Jasharajt ka thënë se po e shesin dinjitetin për para.