Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në fillim të vazhdimit të parë të seancës, në të cilën duhet të debatohet për Propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve në lexim të parë, është dhënë pauzë njëorëshe, me kërkesë të koordinatores të grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Bllagica Llasoska.
Në fillim të vazhdimit të seancës, Zoran Ilievski, gjithashtu koordinator i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, në mënyrë procedurale shprehu qëndrim se ata si parti më e madhe opozitare në Parlament, i kanë dërguar letër të hapur kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, në të cilën, siç tha, e kanë informuar cilat nene të Rregullores së Kuvendit janë shkelur për Propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Ilievski e përsëriti qëndrimin se për ligjin e propozuar, komisioni amë duhet të jetë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, e jo Komisioni për çështje evropiane. Nuk janë plotësuar kushtet që ligji të sillet me parashenjë të flamurit evropian, tha Ilievski, i cili kërkoi edhe debat publik për ligjin.
Pas reagimit procedural të Ilievskit, bashkëpartiakja e tij Lalloska kërkoi pauzë prej një ore. Fillimisht Xhaferi nuk e pranoi kërkesën dhe kërkoi që shërbimet kuvendore të nxjerrin listë të personave të paraqitur për të marrë fjalën për ligjin. Pas instistimit të Lalloskës, me qëllim, siç tha ajo, të mos përsëriten situatat e tensionuara si ditën e djeshme, shpalli pauzë.
-
Tension në Kuvendin e Maqedonisë për Ligjin e gjuhëve, Xhaferi e lë pikë të fundit të seancës
-
Dështon tentimi për të miratuar ligjin e gjuhëve në Maqedoni
-
VMRO kundër Ligjit të shqipes me 35.569 amendamente
-
VMRO-ja kërkon tërheqjen e Ligjit për gjuhët
-
Ligji për shqipen nxjerr në sipërfaqe dallimet etnike në Maqedoni