Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Seanca e sotme e Kuvendit 13 pika, ndër to edhe interpelanca për rastin Dehari

Sot, e premte në orën 10:00 në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë plenare.

Ndër 13 pika të rendit të ditës, është planifikuar interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Interpelanca bëhet sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, për rastin e Astrit Deharit i cili vdiq në burgun e Prizrenit në vitin 2016.

Rendi i ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Edhe Seanca e nesërme e Kuvendit 13 pika, ndër to edhe interpelanca për rastin Dehari Arbëri Seanca e nesërme e Kuvendit 13 pika, ndër to edhe interpelanca për rastin Dehari

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari,

4. Shqyrtimi i Propozim-Programit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018,

5. Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit,

6. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,

Edhe Vazhdon seanca për rastin Dehari Arbëri Vazhdon seanca për rastin Dehari

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-014 për infrastrukturën kritike,

10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-015 mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale,

11. Shqyrtimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016,

12. Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionin për verifikim dhe vendosje të pronave,

Edhe Haradinaj sot në interpelancë, shqyrtohen edhe disa çështje tjera në Kuvend Arbëri Haradinaj sot në interpelancë, shqyrtohen edhe disa çështje tjera në Kuvend

13. Emërimi i një (1) anëtari të Komisionit për kërkesa pronësore.