Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Së bashku në festat dhe traditat e mrekullueshme të dhjetorit

Festat e dhjetorit gjithmonë sjellin një jetë kujtimesh të traditave dhe momenteve të mëdha familjare. Midis Falënderimeve, gëzimeve, dhe dashurisë, së bashku me familjet tona, dhjetori shndërrohet në muajin më të hareshëm dhe të dashur për të gjithë ne.

Krishtlindjet

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Krishtlindjet festohen në 25 dhjetor çdo vit. Është një festë e krishterë që festohet për lindjen e Jezu Krishtit dhe karakterizohet tradicionalisht nga pemët(pishat) e zbukuruara me xhevahir, pijes me mente, shkëmbim të dhuratave dhe një darkë me gjel deti. Familjet mblidhen së bashku për të ngrënë, për të pirë, dhe festuar, ndërsa fëmijët presin me padurim një vizitë nga babadimri dhe thesi i tij i dhuratave me shpërblime.

Viti i Ri

Image

Festimet më të hershme të regjistruara për nder të ardhjes së një viti të ri datojnë rreth 4.000 vjet më parë, në Babiloninë e lashtë, mendohet se nga ajo periudhë ka filluar edhe festimi i vitit të ri i cili fillon në ditën e fundit të muajit Dhjetor dhe zgjasin deri me datën 01 Janar të vitit pasues.

Vitit i Ri është koha kur shumë njerëz tradicionalisht marrin vendime për të thyer zakonet e këqija ose për të filluar ato të mira. Persianët e lashtë dhanë dhuratat e Vitit të Ri vezët, të cilat simbolizonin produktivitetin.

Shumica e traditave të Vitit të Ri besohet të sigurojnë fat të mirë për vitin e ardhshëm. Shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara vazhdojnë traditën për të ngrënë bizele me sy të zinj në Ditën e Vitit të Ri për një fat të mirë.

Së bashku për një vit të mrekullueshëm

Image

Mbi të gjitha dhjetori është muaji magjik për të festuar dhe gëzuar me familje, në këtë fund vit të mrekullueshëm mblidhemi të gjithë së bashku,për të gëzuar dhe shijuar ushqimet, pijet, dhe fishekzjarrët e kësaj nate, për të shkëmbyer dhurata, dhe uruar për një vit të ri plotë mbarësi dhe suksese.

E në shumë vende të botës përgatitjet për vitin e ri fillojnë qysh në fillim të dhjetorit, zakonisht ky muaj njihet edhe si muaj i zbritjeve të mëdha gjithandej botës, andaj njerëzit shfrytëzojnë mundësit e panumërta për të kryer festen e blerjeve me çmime më të lira. Edhe në Kosovë me datën 15 dhe 16 dhjetorë nën moton #sëbashku do të hapim vitin e ri si asnjëherë më parë, me oferta shumë, e zbritje të mëdhaja.

Rrini gati sepse ky vit do të jetë shumë special!