Në deklaratën e Partisë Socialdemokrate serbe, (SDS), si reagim ndaj kryetarit të Iniciativës qytetare serbe, Oliver Ivanoviq, thuhet se Boris Tadiq kishte vijat e kuqe ndaj Kosovës.
Tutje kjo parti ftoi kryetarin e Iniciativës qytetare, Ivanoviq, që të sqarojë kritikat në adresë të ish kryetarit të shtetit serb, Boris Tadiq.
Bëhet e ditur se Ivanoviq më herët pati kritikuar paraardhësit e Vuçiqit Tadiqin e Koshtunicën që nuk ishin këmbëngulës në raport me Kosovën, njoftojnë mediat serbe.
Ndërkaq SDS ka kërkuar që Ivanoviq të sqarojë se në cilën dialog të brendshëm dhe çështje që ishte e lidhur me Kosovën e që Tadiq nuk ishte aktiv, transmeton televizioni publik.
Po kjo parti deklaroi se Tadiq, për dallim nga ata që tani thërrasin në farsë e jo në dialog, kishte vija të kuqe ndaj politikës kosovare.
“Ato vija të kuqe nuk ishin të caktuara nga pushteti e duartrokitje ndërkombëtare, por ishin kufij të interesave elementare të serbëve të Kosovës, për zgjidhje të problemeve tjera në mënyrë paqësore, duke ruajtur rrugën e Serbisë drjet BE-së”, thuhet në deklaratën e SDS-së.